Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kroaci

Lajmet më të reja

Fjalimi i Osmanit në Forumin e Dubrovnikut

Në suaza të pjesëmarrjes në Forumin e sivjetëm të Dubrovnikut, Ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani mbajti fjalim në panelin e ministrave të jashtëm, me temë "Komuniteti Ndërkombëtar dhe Ballkani Perëndimor: Si t'i japim fund karantinës?" fjalimin e tij, Osmani iu referua Forumit Prespës për Dialog të mbajtur ditë më parë në Ohër, kontekstin e përgjithshëm reformues të lidhur me fillimin zyrtar të negociatave me Bashkimin Evropian si dhe marrëdhëniet dhe pritjet e vendeve aspirante për anëtarësim në BE. "BE-ja duhet ta gjejë një mënyrë për ta integruar Ballkanin Perëndimor, gjë e cila do ta nënkuptonte konsolidimin gjeografik dhe politik të kontinentit Evropian. Ky proces është në interes strategjik të të dyja palëve dhe kërkon përfshirje më të madhe të vendeve nga rajoni në debatin mbi të ardhmen e BE-së, në atë mënyrë që u inicua përmes panelit “E ardhmja e Evropës" gjatë Forumit të Prespës”, theksoi Ministri Osmani. “Në afrimin e rajonit me BE-në, Brukseli do të duhej patjetër të garantonte një proces të parashikueshëm dhe të besueshëm, përmes të cilit të dy palët do t'i përmbaheshin obligimeve të pranuara – realizimin e reformave për fillimin formal të negociatave për anëtarësim, si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nuk ekziston mënyrë tjetër që Evropa të jetë e plotë, përveç integrimit të pjesës që i mungon", shtoi Osmani. Në panel morën pjesë edhe Zv.Kryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Gërvalla-Schwarz, Ministri i Punëve të Jashtme i Malit të Zi Radulloviq, Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Xhaçka, Ministri i Republikës Çeke Kulhanek, i Greqisë Dendias, Zv/Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje dhe Herzegovinës Bërkiq, i Dërguari Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor Llajçak, anëtari i Parlamentit Evropian Zovko, Përfaqësuesi i Lartë për Bosnjë dhe Hercegovinën Shmid dhe Sekretari shtetëror në Ministrinë për Punë të Jashtme të Serbisë Staroviq.

 

Dubrovnik, 10 korrik 2021

Takim pune e Zëvendësministres së Punëve të Jashtme të RMV-së, Fatmire Isaki në Republikën e Kroacisë

ZMPJ Fatmire Isaki më 9 qershor 2021 realizoi takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Sekretarin Shtetëror për Evropë të Republikës së Kroacisë, Andreja Metelko Zgombiq. Në këtë takim u theksua kënaqësia e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilateral, për bashkëpunimin e suksesshëm të deritashëm, si dhe për gatishmërinë reciproke për intensifikimin e mëtejmë të dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit në planin bilateral, rajonal dhe multilateral. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral , me theks bashkëpunimin në planin ekonomik, bashkëpunimin kulturor si dhe aktivitetet në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave  në të dy vendet. Zëvendësministrja Isaki shprehu falënderim për mbështetjen e fortë dhe të parezervë të Kroacisë ndaj procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë kontekst,  ndaj fillimit të negociatave aderuese të vendit tonë me Bashkimin Evropian. Në takim u shqyrtuan edhe gjendjet aktuale në rajon dhe më gjerë, iniciativat për bashkëpunim rajonal, sfidat aktuale të përballjes me pandeminë, me çka, pala kroate njoftoi për vendimin për të donuar 10000 vaksina për vendin tone, për të cilën gjë, zëvendësministrja Fatmire Isaki shprehu falënderim. ZMPJ Isaki gjithashtu u takua edhe me Zvonko Milasin, Sekretar Shtetëror i Zyrës Qendrore Shtetërore për Kroatët Jashtë R. së Kroacisë. Të dy bashkëbiseduesit si bashkëkryetarë të Komisionit të Përzier Ndërqeveritar i cili ndjek zbatimin e marrëveshjes bilaterale për mbrojtjen e pakicave, diskutuan për fushat që do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm të komisionit ndërqeveritar.   Ata shprehën kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, për çka, mjaftueshëm kontribuojnë edhe pjesëtarët e pakicave me prejardhje nga dy vendet. Gjithashtu, u riafirmua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe konstruktiv në kuadër të komisioneve ndërqeveritare si dhe u dakordua që takimi i pestë të mbahet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj vizite,  u realizua takim edhe me Ermina Lekaj Përlaskajn, deputete në kuvendin kroat, si dhe me përfaqësues të disa shoqatave, shoqërive kulturore dhe komuniteteve nga Zhupania e  Zagrebit, Bregdetaro-malore dhe Istrës, ku në mënyrë aktive participojnë persona me prejardhje nga vendi ynë.  

 

 

 

Ministri Osmani prezantoi MKartë-n, e destinuar për qytetarë tanë të spikatur jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për media prezantoi projektin MKARTË, e destinuar për persona me prejardhje nga Maqedonia e Veriut si njohje simbolike e angazhimit të tyre jo vetanak në drejtim të promovimit të shtetit jashtë vendit. “MKarta paraqet njohje dhe vërtetim për persona të spikatur nga vendi të cilët jetojnë jashtë vendit, e të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë dëshmuar sukses të posaçëm, e me këtë edhe promovim të vërtetë të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit”, theksoi Osmani. “Si vend amë duam t’iu shprehim mirënjohje, do thoja në mënyrë simbolike- t’iu kthejmë apo t’iu kompensojmë rolin e tyre si promovues të vendit, duke na prezantuar ne sikur vend prej ku vijnë njerëz të suksesshëm dhe cilësor”, shtoi ai. “Në një periudhë më të gjatë, një numër i madh jo vetëm që kanë lëshuar vendin, por edhe kanë arritur sukses të veçantë profesional dhe shoqëror aty ku gjenden. Janë mjekë të suksesshëm, shkencëtarë, biznesmenë, punonjës kulturor, etj., të cilët duam t’i tërheqim drejt vendit, t’ua përforcojmë lidhjen dhe të krijojmë potencial për përfshirjen e tyre në rrjedhat tona shoqërore”, tha Osmani. Ideja është që personalitetet e këtille të jenë një rrjet i gjerë e cila do të ishte thellë e përfshirë në rrjedhat shoqërore të shtetit. I gjithë procesin lidhur me MKartën do të koordinohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me kartën do të fitohen disa beneficione, si hyrje e lirë në ngjarje kulturore, muze e galeri, do të ketë përparësi gjatë aplikimit për projekte në kuadër të programeve për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme me individë dhe shoqata jashtë Maqedonisë së Veriut dhe të ngjashme. Në bashkëpunim me resorët qeveritare, punohet në zgjerimin e listës së privilegjeve. Është planifikuar që të drejtë për dhënien e Mkartës të ketë edhe Qeveria, gjegjësisht resorët e saj diplomatiko- konsullore jashtë vendit, ndërkaq ndarja do të realizohet me procedurë strikte përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Destinacione turistike

Кањон Матка, Скопје

Крушево

Широк Сокак, Битола