Prof. dr. Milaim Fetai, Ambasador nga maji i vitit 2021, është Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Maqedonisë Veriore në Zagreb, Republika e Kroacisë.
I lindur më 11 korrik 1958 në f. Çegran, rrethina e Gostivarit;
Pas mbarimit të shkollimit fillor në vendlindje dhe të arsimit të mesëm në Gostivar, i fillon studimet në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Zagrebit, Republika e Kroacisë, ku vazhdon studimet postdiplomike dhe merr titullin e magjistrit të shkencave politike nga sfera e marrëdhënieve ndërkombëtare;
Titullin Doktor i shkencave politike e mer në Institutin për Studime Evropiane në Universitetin publik të Tiranës në Shqipëri.
Disa vjet rresht punon dhe kontribuon në shumë sfera shoqërore, si në shkencë, arsim, politikë, zhvillimin e mediave e të tjerë.
Lëvizje në karrierë:
Prej themelimit të Këshillit të Radiodifuzionit në vitin 1997 e deri në vitin 2003 ishte zgjedhur në funksionin Zëvendës-kryetar i Këshillit;
Në vitin 2004 ka qenë i angazhuar në realizimin e Programit PACE të BE dhe të Këshillit Britanik në Qendrën Stërvitore të Administratës Publike në Shkup;
2004 – 2005 Milaim Fetai punon si drejtor nëTelevizionit privat Alsat-M, me seli në Shkup;
2008 është emëruar drejtor I Drejtorisë për Afirmimin dhe Përparimin e kultures së Pjesëtarëve të Bashkësive në RM;
2010 – 2014 zgjidhet nënkryetar i Këshillit për radiodifuzion i RM-ës;
2014 -2021 është zgjedhur Nënkryetar i Këshillit të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele të Maqedonisë, ASHMAA, me mandat 7 vjeçar.
Prej vitit 2010 - 2021 është në mardhënie të rregulltë pune në Fakultetin e Juridik në Universitetin e Tetovës për lëndët: E drejta ndërkombëtare publike, Sistemet bashkëkohore politike, Qeverisja lokale, E drejta humanitare dhe e luftës dhe Menaxhimi me krizat.
Ka publikuar këto punime:
Veprimtaria shkencore dhe hulumtuese:
1. Libra
Monografia:
Marrëveshja e Ohrit bazë e demokratizimit dhe e integrimit Euroatlntik të Maqedonisë. Botuar nga Instituti për Studime Politike dhe Ndëkombëtare, Shkup 2017. Fq 264. ISBN 978-608-4801-12-2.
2. Punimes hkencore
1) Fushat e bashkëpunimit midis Maqedonisë dhe Bashkësisë Europiane (Podrućja suradnju Makedonije I Europske unije); ky punim është botuar në revistën Međunarodne studije, Zagreb, nr. 2-3/2001, pp. 166-186.;
2) Maqedonia dhe Bashkësia Europiane (Makedonija i Europska unija); ky punim është botuar në revistën Međunarodne studije Zagreb, nr. 2/2004, pp. 57-73.
3) Zgjidhja e çështjes së pozitës së pakicave etnike është kusht për stabilizim të shtetit multietnik (Rjesavanje položaja etničkih manjina je uvjet za stabilnost multietničke države) botuar në revistën Međunarodne studije Zagreb, nr. 3-4/2004, pp. 146-154
4) Roli i Misioneve Paqësore Ndërkombëtare për ruajtjen e paqës dhe të stabilitetit në Maqedoni. (Uloga međunarodnih mirovnih misija u očuvanju mira i stabilnosti u Makedoniji); ky punim është botuar në: Godišnjak Yearbook, Šipan 2005“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “ nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2006., pp. 52-61.
5) Maqedonia dhe Menaxhimi me krizat (Macedonia and Crisis Management) ky punim është botuar në: “Godišnjak Yearbook, Šipan 2006“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura , “nakladno-istraživacki zavod” Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2007., pp. 152-159.
6) Maqedonia dhe NATO- (Makedonija i NATO) ; ky punim është botuar në: Godišnjak Yearbook, Šipan 2007“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “ nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2008., pp. 122-132.
7) Maqedonia dhe NATO- Kontesti për emrin kushtetues të Maqedonisë. (Makedonija i NATO) ; ky punim është botuar në: Godišnjak Yearbook, Šipan 2008“ redaktore: Lidija Čehulič, botues: Politička kultura “ nakladno-istraživacki zavod“ Atlansko viječe Hrvatske, Zagreb, 2009. pp. 169-181.
8) Kontesti me Greqinë dhe integrimet e Maqedonisë; ky punim është botuar në revistën për kulturën politike dhe dialogun: Civil Media, Shkup 2011. pp. 94-104.
9) Procesi i integrimit Euroatlantik të Maqedonisë dhe vështirësitë me të cilat ky process përballet. Boruar në Revistën shkencore dhe profesionale për drejtësi ULPIANUS, VITI 2, Nr. 1 (2012) në Tetovë 2012. Fq. 275-286.
10) Bazat politike-juridike të bashkëpunimit të Maqedonisë me bashkimin Evropian; ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare shkencore – juridike Ulpianus nr. 2/2014, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës, Tetovë 2014. pp. 213-223.
11) Ndikimi i Marrëveshjes së Ohrit në procesin e decentralizimit në Maqedoni; ky punim është botuar në revistën ndërkombëtare shkencore - juridike Justicia nr. 8/2017, Fakulteti juridik, Universiteti i Tetovës, Tetovë 2017. pp. 101-108.
12) Rrugëtimi i Maqedonisë për tu bërë anëtare e plotë e NATO-s. Ky punim është botuar në revistën shkencore ndërkombëtare CENRTUM nr. 9/2018, nga Qendra për mirëkuptim dhe bashkëpunim institucional në Shkup 2018. fq. 277-287.
13) A brief overview on cooperation and challenges for Macedonia to join NATO. Botuar në Revistën ndërkombëtare për shkencat shoqërore “VIZIONE “ 29/2018. Shkup. Fq. 409-417.
Pjesëmarrje në konferenca ndërkombëtare
Ka marrë pjesë në konfereca ndërkombëtare ku janë trajtuar tema nga fusha e marrëdhënieve ndërkombëtare, siguria rajonale, roli i mediave në shtetet në tranzicion, kurse në disa prej tyre ka paraqitur edhe prezantime shkencore-profesionale dhe atënë:
- Paris në vitin 1999;
- Londër në vitin 2003;
- Dubrovnik, në vitin 2005; 2006; 2007; 2009; 2010;2012; 2013; 2015; 2017; 2018.
- Zagreb, 2005; 2006; 2010, 2012, 2013, 2017, 2018, 2019;
- Bruksel, 2012;
- Budva, Mali i Zi, 2013;
- Slloveni, Portorozh, 2013;
- Në Turqi, Stamboll, 2011;
- Krajova, Rumani, 2018;
- Tiranë;, 2013, 2019 etj.