Takim pune e Zëvendësministres së Punëve të Jashtme të RMV-së, Fatmire Isaki në Republikën e Kroacisë

10 Qershor 2021

ZMPJ Fatmire Isaki më 9 qershor 2021 realizoi takim në Ministrinë e Punëve të Jashtme me Sekretarin Shtetëror për Evropë të Republikës së Kroacisë, Andreja Metelko Zgombiq. Në këtë takim u theksua kënaqësia e ndërsjellë për marrëdhëniet e shkëlqyera bilateral, për bashkëpunimin e suksesshëm të deritashëm, si dhe për gatishmërinë reciproke për intensifikimin e mëtejmë të dialogut politik dhe thellimin e bashkëpunimit në planin bilateral, rajonal dhe multilateral.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për mundësitë e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral , me theks bashkëpunimin në planin ekonomik, bashkëpunimin kulturor si dhe aktivitetet në drejtim të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave  në të dy vendet.

Zëvendësministrja Isaki shprehu falënderim për mbështetjen e fortë dhe të parezervë të Kroacisë ndaj procesit eurointegrues të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në këtë kontekst,  ndaj fillimit të negociatave aderuese të vendit tonë me Bashkimin Evropian.

Në takim u shqyrtuan edhe gjendjet aktuale në rajon dhe më gjerë, iniciativat për bashkëpunim rajonal, sfidat aktuale të përballjes me pandeminë, me çka, pala kroate njoftoi për vendimin për të donuar 10000 vaksina për vendin tone, për të cilën gjë, zëvendësministrja Fatmire Isaki shprehu falënderim.

ZMPJ Isaki gjithashtu u takua edhe me Zvonko Milasin, Sekretar Shtetëror i Zyrës Qendrore Shtetërore për Kroatët Jashtë R. së Kroacisë. Të dy bashkëbiseduesit si bashkëkryetarë të Komisionit të Përzier Ndërqeveritar i cili ndjek zbatimin e marrëveshjes bilaterale për mbrojtjen e pakicave, diskutuan për fushat që do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm të komisionit ndërqeveritar.  

Ata shprehën kënaqësi për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kroacisë, për çka, mjaftueshëm kontribuojnë edhe pjesëtarët e pakicave me prejardhje nga dy vendet. Gjithashtu, u riafirmua gatishmëria e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë dhe konstruktiv në kuadër të komisioneve ndërqeveritare si dhe u dakordua që takimi i pestë të mbahet në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjatë kësaj vizite,  u realizua takim edhe me Ermina Lekaj Përlaskajn, deputete në kuvendin kroat, si dhe me përfaqësues të disa shoqatave, shoqërive kulturore dhe komuniteteve nga Zhupania e  Zagrebit, Bregdetaro-malore dhe Istrës, ku në mënyrë aktive participojnë persona me prejardhje nga vendi ynë.